Obama thyen protokollin për Ramën, e merr në Zyrën Ovale

Edi Rama përfundon vizitën në Shtetet e Bashkuara me takimin me zv/presidentin Baiden dhe Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë. Obama thyen protokollin dhe merr kryeministrin shqiptar në Zyrën Ovale.

Lajme

14/04/2016 19:53

Takimi në Shtëpinë e Bardhë i kryeministrit Edi Rama dhe delegacionit që e shoqëron është fundi i një vizite historike jo thjesht për faktin se bëhet në 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, por edhe në fund të një serie takimesh të rëndësishme që kreu i ekzekutivit pati në Nju Jork dhe në Uashington.

Sigurisht që axhenda ka qenë e rëndësishme në takimin me zv.Presidentin Joe Biden për katër minuta dhe më pas për 40 minuta të tjerë me Presidentin Barack Obama.

Çështjet e sigurisë, për shkak se Shqipëria shikohet si një investim strategjik i Shteteve të Bashkuara, por edhe çështje konkrete si reforma në drejtësi, Byroja Kombëtare, Samiti i NATO-s në korrik në Varshavë, kriza e refugjatëve për të cilën Edi Rama ka pasur një qëndrim deri diku kontraversial, por padyshim edhe çështje të tjera të rëndësishme siç janë investimet e mëdha strategjike amerikane si TAP-i dhe çështje të tjera.

Kjo vizitë vjen edhe në një moment kur së paku Donald Trump po fiton mbështetjen e republikanëve dhe Edi Rama, vetëm 24 orë më parë këtu në CNN, e bëri të qartë që ky do të ishte një investim i gabuar i shtetasve amerikanë.

Por, çfarë të drejte ka Rama të flasë dhe të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara. Për këto dhe të tjera, Edi Rama flet në “Top Story” prej orës 21:00 në Top Channel.