Nystret, Merita dhe Albatrit Muqiqi me projekt të përbashkët muzikor?

Pas vizitës së familjes së Jasharajve, mysafiri tjetër në emisionin ‘n’Kosovshow’ ishte Albatrit Muqiqi.

ShowBiz

04/03/2018 22:54

Ai foli për karrierën e tij muzikore, projektin e fundit ‘Nuk muj me ta fal’, jetën private etj, shkruan lajmi.net

Albatriti ka treguar se e ka pasur të vështirë të qaset në botën e muzikës duke i pasur prindërit këngëtar madje të suksesshëm. Kjo për faktin se ata i kanë dhënë dhe vazhdojnë akoma ti japin kritika profesionale sa i përket muzikës.

I pyetur nëse kanë folur ta sjellin një duet të përbashkët, Albatriti na e bëri me dije se një duet mes Nystret, Merita dhe Albatrit Muqiqit do të ndodhë shumë shpejt pasi shpesh kanë biseduar për një gjë të tillë./Lajmi.net/

YouTube player