Nxirret Kutia e Zezë nga helikopteri i rrëzuar në Liqenin e Shkodrës

Ekspertët e kërkimit amerikanë dhe shqiptarë ditën e sotme kanë bërë të mundur nxjerrjen nga uji të kutisë së zezë të helikopterit të Forcave Ajrore EC 145, që ra në ujërat e liqenit të Shkodrës pak ditë më parë.

Lajme

09/04/2016 15:27

Tashmë kutia e zezë do të dërgohet pranë Prokurorisë së Shkodrës, ndërsa pritet të dalin edhe të dhënat e para. Bëhet me dije se si pasojë e përplasjes kutia ka marrë dëmtime.