Nxirret i vdekur nga gërmadhat edhe personi i dytë

(I plotësuar) Nën gërmadhat e shpërthimit të termocentralit Kosova A është gjetur edhe personi i tretë që po kërkohej. Ai është nxjerrë i vdekur nga aty. 



Lajme

06/06/2014 21:08

Arsim Gërxhaliu ka verifikuar për KosovaPress se personi i tretë që kërkohej është gjetur i vdekur. 

“Para 5 minutave e kemi gjetur edhe një tjetër person të vdekur, mirëpo nuk mund të ju them sigurt për emrin e tij”, ka thënë Gërxhaliu për KosovaPress.

______________________________________

Po vazhdon kërkimi nën gërmadha i personit të tretë

 
Nga shpërthimi i cili ndodhi sot paradite në Termocentralin Kosova A, tre persona kishin ngelur nën gërmadha. Nga aty një person është nxjerrë i vdekur, një tjetër i gjallë, ndërsa po vazhdon kërkimi i personit të tretë. 

Ekipe të ndryshme po vazhdojnë të kërkojnë edhe më tutje rreth personit i cili gjendet ende nën gërmadha, nga shpërthimi në termocentralin Kosova A. 

Po ashtu familjarët po vazhdojnë të presin tek hyrja e termocentral, por nuk kanë ndonjë informatë për fatin e tij. 

Personi i cili po kërkohet nën gërmadhat e shkaktuara nga shpërthimi, është Bashkim Mehana. 

Familjarët e tij kanë thënë më herët për KosovaPress se ata janë dëgjuar në telefon me të, mirëpo ende gjendet nën gërmadha.