Nusja më e vogël në Norvegji, 12 vjeçarja martohet të dielën?

Siç njoftoi në profilin e saj në Facebook, 12-vjeçarja do të martohet më 12 tetor, ditën e diel, për të thënë ditë “fatale” pasi burri i saj ka 37 vjet. Për fat të mirë, kjo është vetëm pjesë e një aksioni të quajtur "Plane International", të një shoqate britanike që lufton kundër martesave të hershme në pjesë të ndryshme të botës. 

Bota

09/10/2014 00:19

Dymbëdhjetë vjeçarja, Tea është “nusja më e vogël” në Norvegji, e cila do të martohet këtë të diel. E mitura ka hapur një llogari të saj në Facebook, ku filloi të zbulojë hollësitë në lidhje me përgatitjen e dasmës, por edhe një histori se si ajo ndjehet, si e sheh të fejuarin e saj, çfarë pret nga martesa dhe nata e parë e martesës… Ose më e pakta, ata duan që ju të besoni këtë histori të tërë, për të menduar me kujdes për atë se çka po ndodhë në këtë botë me fëmijët e pafajshëm. Besoni apo jo, diçka mund të ndodhë në shoqëri të civilizuara, dhe madje edhe një vajzeje që ju mund ta njihni! Çdo ditë, në martesë të detyruar përfundojnë 39,000 vajza në gjithë planetin.

Për fat të mirë, e tërë kjo storje është vetëm pjesë e një aksioni të quajtur “Plane International”, të një shoqate britanike, që lufton kundër martesave të hershme në pjesë të ndryshme të botës.