Nusja e Albatritit me ‘dallamë’ në festën e vajzës së saj, sa bukur vallëzon me vjehrrën (Foto)

As Egzona Muqiqi nuk i shpëtoi adetit për ta organizuar një festë me rastin e lindjes së foshnjës.

ShowBiz

22/06/2017 11:07

Një muaj pasi i erdhi në jetë vajza, Egzona ka mbledhur forcat për ta veshur ‘dallamën’ e vallëzuar, shkruan lajmi.net

Në disa imazhe të publikuara nëna e Amelias duket për mrekulli, si me veshjen tradicionale ashtu edhe fustanin ngjyrë ari i cili i shkon shumë përshtat.

Në këtë ndejë, Egzona gjithashtu shihet duke vallëzuar edhe me vjehrrën e saj, këngëtaren Merita Spahiu dhe të gjitha videot i ka publikuar në Instagram./Lajmi.net/