Nuk ndalet Gold AG, së shpejti lanson projektin e ri

Gold AG është ndër artistët në aktiv të skenës muzikore shqiptare.

ShowBiz

12/11/2018 14:08

Gold AG ka pak ditë që solli një këngë të re në treg, por ai nuk është ndalur me kaq dhe menjëherë ka nisur punën për këngën e re, shkruan lajmi.net.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram, ku zbuloi pak nga kënga e re.

“Faj, së shpejti. Gjakova”, ka shkruar Goldi, duke mos zbuluar datën e publikimit të këtij projekti.

Për ndryshe, kënga e fundit nga Gold AG është “Prej Tropoje”, në duet me Ismet Bexhetin. /Lajmi.net/