Nuk mundi të paguajë fajdenë, rahovecianit i merret shtëpia

Policia e Kosovë ka arritur të zbulojë një rast që kishte të bënë me fajde.

Lajme

31/10/2017 09:52

Në fshatin Radostë të Rahovecit Rahovec gjatë ditës së djeshme një qytetarë ka informuar se në vitin 2014 kishte marrë para me fajde nga një person dhe në pamundësi të kthimit të fajdes i dyshuari ia ka marrë shtëpinë.

Njësitë policore kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë. Gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 30 fishekë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është proceduar për “fajde, kanosje dhe armëmbajtje pa leje”. /Lajmi.net/