Nuk do ta harroni kurrë seksin me këto 3 shenja të horoskopit

Horoskopi zbulon se cilat përparësi kanë këto 3 shenja astrologjie. Ata/ato janë mbretër dhe mbretëresha të dhomës së gjumit.

Lifestyle

13/10/2015 11:56

Dashi

Është partner ideal për të gjithë ata që dëshirojnë argëtim dhe diçka më shumë në krevat. Për Dashin seksi është shumë i rëndësishëm, ndaj edhe është shumë i zjarrtë dhe aspak i turpshëm. Pra, kjo është përparësia më e madhe e tij.

Dashi gjithmonë do t’iua thotë qartë se çka dëshiron dhe nuk do të ngurrojë të bëjë çdo gjë në mënyrë që seksi të jetë vërtet i zjarrtë dhe i paharrueshëm.

Luani

Pjesëtarët e kësaj shenje të horoskopit kënaqen kur të tjerët tregojnë admirim ndaj tyre, prandaj mos u befasoni nëse vëreni që Luani bën çdo gjë në krevat vetëm që të marrë lëvdata. Kjo njëkohësisht do të thotë që është shpesh ekzibicionist dhe seksi kurrë nuk u bëhet monoton.

Është mjaft e lehtë për të për të bërë për vete Luanin – vetëm jepini vëmendje të vazhdueshme.

Akrepi

Pjesëtarët e kësaj shenje të horoskopit kanë dëshirë të madhe që të kënaqen në seks, dhe prandaj gëzojnë reputacionin e dashnorëve më të mirë.

Akrepi seksin e kupton seriozisht, prandaj nuk i preferon lidhjet vetëm për një natë, ndërkaq partnerët e kësaj shenje gjithmonë do të jenë të kënaqur nëse dëshirojnë të kalojnë një natë me plot afsh.