Norrkoping – FC Prishtina, ky televizion e transmeton ndeshjen!

Takimi në mes të Trepçës ’89 e Vikingur në Ligën e Kampionëve nuk u transmetua në asnjë televizion, por kështu nuk do të ndodhë edhe në ndeshjen të cilën Prishtina do ta zhvillojë në Europa League

Sport

29/06/2017 08:58

Ndeshjen e Prishtinës në kuadër të Europa League mund ta ndiqni në Radio Televizonin e Kosovës, e cila do të luhet këtë të enjte më 29 qershor.

Prishtina do ta zhvillojë këtë ndeshje në Suedi ndaj skuadrës së Norrkoping, takim i cili do të shfaqet në ‘RTK’, me fillim nga ora 20.00

Ky lajm është konfirmuar në Facebook nga faqja zyrtare e FC Prishtinës.