Noizy e kishte planifikuar konfliktin me Babastars ditë më parë? (Foto)

Mbrëmë mori një plumb në prapanicë. Dhe pas trajtimit që mori në Qendrën Klinike Universitare, Noizy vazhdoi përditshmërinë e tij.

ShowBiz

14/09/2016 23:54

Por konflikti i djeshëm me armë zjarri i cili i terrorizoi jo vetëm kryeqytetasit, nuk ishte i rastësishëm, shkruan Kolona.al.

Duket se ka qenë Noizy që kishte planifikuar gjithçka rreth një muaj më parë. Kjo bazuar në një status që këngëtari nga Shqipëria kishte postuar në llogarinë e tij në Facebook me 28 gusht të këtij viti.

“Sikur Ta bej edhe 1 StreetFight (Përleshje rrugësh)?”, ka qenë pyetja që Noizy që iu ka bërë fansave të tij në Facebook, pyetje kjo e cila ka përfunduar me hiq më pas se 3 mijë ‘like’ dhe disa komente. Se a do të vazhdoj Noizy me përleshje tjera në rrugë e të cilat mund t’i pësojnë qytetarë të pa fajshëm, kjo mbetet të shihet.