Njëra Qeverinë tjetra Kuvendin (Video)

Dërgimi i çështjes së zgjedhjes së kryeparlamentarit në Gjykatën Kushtetuese nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike, vlerësohet se njëra prej arsyeve, që u ndërmor kjo nismë, ka qenë për të përfituar kohë, në përpjekjet e PDK-së, për të provuar të ofrohet me ndonjërin prej pretendentëve të koalicionit LDK-AAK-Nisma. 

Lajme

27/07/2014 00:14

Kështu vlerësojnë analistët politik, e të cilët janë të ndarë në dysh sa i përket asaj nëse kishte me qenë normale që kryeparlamentari të vinte nga radhët e PDK-së, ndërsa qeverinë ta krijonte koalicioni LDK-AAK-Nisma. 

Albert Krasniqi nga KIPRED thotë se PDK vazhdimisht ka tentuar që rastin e kryeparlamentarit ta dërgojë në gjykatë, madje edhe para mbajtjes së seancës së konstituimit të  Kuvendit. 

Sipas tij, krejt kjo po bëhet vetëm për të përfituar në kohë, dhe PDK-së sipas tij, më shumë po i konvenon mbajtja e një palë zgjedhjeve të reja. 

Sipas Krasniqit,  kishte me qenë shumë normale nëse posti i kryeparlamentarit do t’i takonte PDK-së, dhe mandatari për formimin e Qeverisë koalicionit LDK-AAK-Nisma. Kjo pasi sipas tij, , këto dy procese janë krejtësisht të ndryshme. 

Mirëpo krejt ndryshe për këtë proces mendon Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol, i cili  thotë se ky mundet me qenë një nga variantet e PDK-së, por, sipas tij kishte me qenë  anomali nëse PDK që do të udhëheq qeverinë dhe të tjerët Kuvendin, apo anasjelltas, raporton RrokumTV.


NJANA QEVERINË, TJETRA KUVENDIN by RrokumTelevision