Një ushtar amerikan akuzohet se i ka ndihmuar IS-it

Ushtari aktiv amerikan, Ikaika Kang, 34 vjeçar, është arrestuar në shtetin Havai, i dyshuar se ishte përpjekur t’i ndihmonte organizatës terroriste, Shteti Islamik (IS).

Bota

11/07/2017 09:13

Ky ushtar, që ishte arrestuar para tri ditësh, dje është paraqitur në një gjykatë federale lidhur me akuza se disa njerëzve, që konsiderohet se kishin lidhje me Shtetin Islamik, u kishte dhënë dokumente ushtarake.

Raportohet se i akuzuari Kang, po ashtu, ka pranuaar se kishte shprehur lojalitet ndaj liderit të IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi.

Ai, po ashtu, është i akuzuar për përgatitjen e videove strëvitore luftarake, për të cilat besonte se do të mund të përdoreshin nga luftëtarët e IS-it kundër trupave të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre.

Ushtari Kang është veteran i luftës në Irak dhe Afganistan.

Avokati i tij i caktuar nga gjykata, tha se klienti i tij mund të vuante nga ndonjë sëmundje psikike e ndërlidhur me shërbimin e tij luftarak.

Ushtari Ikaika Kang u ishte bashkuar forcave amerikane në dhjetor të vitit 2001, pak muaj pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork dhe Uashington./REL