Një spanjolle në krye të Parisit

Francezja me origjinë spanjolle, Anne Hidalgo nga Partia Socialiste, është fituese e zgjedhjeve lokale në kryeqytetin francez. Hidalgo do të jetë kryetarja e parë femër e Parisit.

Bota

31/03/2014 14:24

Hidalgo ka fituar 54.5 për qind të votave të së dielës kundër Nathalie Kosciusko-Morizet nga Unioni i Qendrës së Djathtë për Lëvizje Popullore.

Por, socialistët kanë treguar përqindje shumë më të ultë në qytete të tjera të Francës.

Huidalgo është lindur në Spanjë në vitin 1959, ndërkaq në Partinë Socialiste është angazhuar që prej vitit 1994. Ajo është e martuar dhe ka tre fëmijë.