Një shqiptar i plagosur nga tërmeti në ishullin grek

Në ishullin Kos, i goditur nga tërmeti, por edhe në brigjet turke të Bodrumit, jetojnë dhe pushojnë mijëra shqiptarë.

Lajme

21/07/2017 15:08

Top Channel ka komunikuar me autoritetet lokale, të cilat konfirmuan se deri në mesditë rezultonte se vetëm një shtetas shqiptar nga Flogji i Korçës ka mbetur plagosur nga lëkundja e fuqishme sizmike.

Ai quhet Aldo Begolli. I plagosuri është dërguar në spitalin e ishullit me dëmtime në mes. Aldo Begolli është operuar dhe po merr mjekim në spital. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ambasada Shqiptare në Athinë është interesuar dhe ka vënë në dispozicon të familjes Begolli çdo ndihmë që do të jetë e nevojshme.

Ndërsa Ambasada Sqiptare në Ankara deklaroi se mbas kontakteve me autoritetet në zonën e Bodrumit nuk rezultojnë pushues shqiptarë të dëmtuar nga tërmeti.