Një person rrah prindërit e tij në Prizren, arrestohet nga policia

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një rast të dhunës në familje në qytetin e Prizrenit.

Lajme

13/01/2018 11:01

Një person i gjinisë mashkullore është arrestuar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij.

Si pasojsë e sulmit fizik nga djali i tyre, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit  i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Lajmi.net/