Një muaj, ende asnjë provë për aeroplanin e zhdukur

Sot është bërë një muaj prejse aeroplani i kompanisë Malaysia Airlines është zhdukur me 239 njerëz në bord. Deri tani janë bërë shumë paragjykime se ku ka mundur të përfundojë Boingu 777, por asnjë provë konkrete nuk është vërtetuar.

Bota

08/04/2014 10:30

Ekipet e kërkimit të aeroplanit të zhdukur malajzian kanë dështuar të zhvendosin tingujt e dëgjuar thellë në Oqeanin Indian, për të cilët së fundmi zyrtarët kanë thënë se janë në përputhje me zërat e kutisë së zezë të një aeroplani.

Angus Houston, udhëheqësi australian i operacioneve, ka thënë të martën se zhurmat janë identifikuar dy ditë më parë nga pajisjet e anijes australiane Ocean Shield, porse deri tani ka qenë e pamundur të dalim me prova konkrete.

Afro 100 anije dhe aeroplanë nga dhjetëra shtete në Azi dhe Paqësor, janë në kërkim të Boingut 777, por nuk ka asnjë gjurmë të konfirmuar të aeroplanit prej ditës kur ai u zhduk nga radarët me 239 njerëz në bord.

Shtete të ndryshme deri tani kanë përdorur dhjetëra satelitë të pajisur me teknikë të përsosur për gjetjen eventuale të aeroplanit.

Hetuesit fillimisht ishin të fokusuar tek dy persona që kishin hyrë në aeroplan me pasaporta të vjedhura, nga Italia dhe Austria.

Zhdukja e aeroplanit kishte ngritur shqetësimet për sulm me bombë kundër tij ose për rrëmbim.

Por mungesa e provave ka bërë që në shesh të dalin edhe shumë teori konspirative, sidomos rënia e zileve të telefonave mobil të disa pasagjerëve edhe tre ditë pas zhdukjes së aeroplanit.

Disa nga teoritë konspirative ishin edhe ato se aeroplani ka zbritur në një ishull të pabanuar në Maldive, se është rrëmbyer nga terroristët dhe po mbahet fshehtë në ndonjë vend tjetër aziatik, e deri tek ajo se Boingu u rrëmbye nga jashtëtokësorët.

Teoria më e besueshme për autoritetet e Malajzisë është se aeroplani është rrëzuar diku në Oqeanin Indian, dhe se të gjithë pasagjerët kanë pësuar gjatë aksidentit.

Por familjarët e të zhdukurve kanë kritikuar autoritetet për dalje në opinion me këtë qëndrim, derisa nuk ka asnjë provë konkrete që të vërtetoj zhdukjen e tij në oqean.

Aeroplani i kompanisë Malaysia Airlines është zhdukur me 239 njerëz në bord, derisa po fluturonte nga Kuala Lampuri për në Pekin.