Një meteor bie në afërsi të Zhurit

Një dritë e veçantë besohet të jetë parë edhe në Shkozë të Zhurit, në komunën e Prizrenit. Bile, banorët e këtij fshati janë të bindur se nga qielli iu ra një lloj i gurit që për ta është i jashtëzakonshëm.

Lajme

15/04/2015 21:49

Afrim Islamaj, i cili e gjeti këtë pjesë në kamionin e tij të vogël, beson se ky gur është nga ndonjë  meteor, raporoton Klan Kosova.

Se trupi metalik mund të jetë meteor që ra nga gjithësia e pohon edhe profesori universitar i astronomisë, Arsim Bejtullahu. Ai tregoi edhe mundësinë e prejardhjes së tij.

Në Kosovë, më herët janë raportuar edhe raste tjera të ngjashme.

Sipas Bejtullahut, vetëm gjatë një viti sipërfaqja e Tokës rëndohet nga më shumë se 10 mijë tonë meteorë. Por ai tha se këto lloj copëzash të meteorëve nuk janë të rrezikshme edhe nëse vijnë më tutje në Kosovë.