Një konflikt verbal mes familjarëve alarmon policinë

Policia e Tiranës është alarmuar pasditen e sotme pas një telefonate të mbërritur rreth orës 19:07 në sallën operative, ku është raportuar për një konflikt të ashpër te rruga “Qemal Stafa”.

Lajme

09/05/2016 22:50

Burime nga policia bëjnë me dije se janë dërguar menjëherë shërbimet policore, të cilat kanë ndërhyrë dhe ka rezultuar se ka qenë një konflikt verbal për motive të dobëta midis disa familjarëve.

Lidhur me këtë ngjarje, Policia e kryeqytetit kanë shoqëruar për sqarime të mëtejshme katër persona: S.T., 42 vjeç; I.Sh., 55 vjeç; A.Sh., 52 vjeç dhe G.Sh., 19 vjeç, raporton “TV Klan”.

Policia thotë se po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.