Një i mitur vetaksidentohet me veturë

Një person i moshës së mitur është vetaksidentuar me veturë.

Lajme

01/10/2018 11:46

Në njoftimin e policisë thuhet se i mituri është vetaksidentuar  dje rreth orës 13:00, në rrugën “Hasan Remniku” në Prishtinë.

Sipas policisë i mituri si pasojë e aksidentit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.