Një çerek shekulli nga rënia e Murit të Berlinit

Gjermania shënon sot 25-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Mbi një milion njerëz pritet të marrin pjesë në festime, përfshirë një koncert dhe fishekzjarrë.

Bota

09/11/2014 10:54

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se një dëshirë e zjarrtë dhe e papërmbajtshme për lirinë, ka shembur murin që ka ndarë padrejtësisht një komb.

“Njëzetepesë vjet më parë, në ditët para 9 nëntorit, 1989, në dritën e lëvizjeve protestuese, disa njerëz mund të kenë menduar se është e pamundur që muri të bie. Se ka qenë vetëm çështje orësh, askush nuk e ka menduar”, ka thënë Merkel.

Ajo po ashtu ka thënë se Gjermania do të jetë gjithmonë mirënjohëse për guximin e gjermanëve lindorë, të cilët kanë protestuar kundër diktaturës komuniste.

Muri i Berlinit është ndërtuar në vitin 1961 për të ndaluar gjermanët lindorë që të ikin në Perëndim. (REL)