Një bankier britanik arrestohet për masakrimin e dy punëtoreve të seksit

Një shtetas britanik i moshës 29 vjeçare i cili punonte si bankier është arrestuar pasi dy femra u gjetën të vdekura në një apartament në Hong Kong. 

Bota

01/11/2014 22:45

Britaniku po akuzohet se i ka vrarë dy punëtore të seksit në Hong Kong. Ai u arrestua dje herët, pasi ai telefonoi policinë.

Zyrtarët gjetën trupin lakuriq të një gruaje në dhomën e ndejës e cila ishte prerë në fyt.

Menjëherë më pas ata gjetën trupin e një gruaje të dytë të re, mbushur me një valixhe në ballkonin e banesës.

Besohet se të dyja gratë ishin punëtorë të seksit.

Gruaja e parë e gjetur është e moshës midis 25 dhe 30. Ajo u gjet lakuriq në dhomën e ndenjes me plagë në qafë dhe prapanicë të shkaktuara nga thika.

Gruaja e dytë u gjet pak më vonë. Ajo është e moshës 25 vjeçare, dhe ishte e mbështjellë me një peshqir dhe e futur brenda në një valixhe të zezë.

“Ajo i kishte të lidhura duart në kokë, e edhe këmbët me një litar. Ajo ishte zhveshur dhe mbështjellë me një peshqir përpara se të futej në valixhe”, ka thënë një burim për mediat aziatike, transmeton lajmi.net.

Pamjet e kamerave të sigurisë në banesë, tregojnë të dyshuarin dhe viktimat teksa ktheheshin rreth mesnate.

Një sasi e vogël e kokainës u zbulua në dhomën e ndenjjes së banesës.

“Ne po hetojnë nëse ai ishte nën ndikimin e drogave të paligjshme në kohën e incidentit”, ka thënë një burim policor.

Rasti në polici ishte paraqitur nga vet i dyshuari. Policia pas daljes në vendngjarje arrestoi britanikun si të dyshuar për rastin. (lajmi.net)