Një 12 vjeçare nga Podujeva dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Sot rreth orës 19:08 minuta në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë një vajzë 12 vjeçare dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Lajme

21/05/2017 08:15

Rastin e ka konfirmuar zyrtarja për informim në stacionin policor në Podujevë Antigona Çitaku e cila tha policia ka pranuar një informatë rreth orës 19:08 minuta se në emergjencën në Podujevë është një vajzë 12 vjecare që është pa shenja jete.

“Po dyshohet se rreth orës 19:08 minuta  policia e ka marrë informatën që në emergjencë është një vajzë 12 vjecare që është pa shenja jete. Dyshohet se ka kryer vetëvrasje, megjithatë rastin është duke e trajtuar policia e Kosovë. Prokurori ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin. Në rrugën Ilir Konushevci në Podujevë.

Llapi.info ka provuar të marrë një përgjigje nga emergjenca në Podujevë por kontakti me ta ka qenë i pamundur.