Nitaj: Vetizolimi i opozitës, dëmton kauzën

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj thotë se shkuarja e kreut të partisë së tij, Ramush Haradinaj, në takimin e liderëve të thirrur nga presidentja Aitfete Jahjaga, duhet parë si gjest vullnetmirë i një politikani të përgjegjshëm.

Lajme

08/02/2016 21:59

Duke folur për reagimet që kanë bërë dy partitë e tjera opozitare lidhur me pjesëmarrjen e Haradinajt në këtë takim, ka thënë se “vetizolimi po dëmtom kauzën” e partive opozitare, raporton lajmi.net.

Shkrimi i Muharrem Nitajt:

Sfida e radhës e Haradinajt

Pse prania e sotme e Ramush Haradinajt në tryezën e Presidentes duhet parë si një gjest të vullnetit të mirë, i një politikani të përgjegjshëm, që i futet një beteje, i ndërgjegjshëm se shteti po rrëshqet në shpërbërje!

A mund të flitet se pesë minutat e tij në atë takim, ku thuhet se vendi është kapur nga dy parti e nga dy njerëz, ku thuhet se korrupcioni po mbërrinë majat, ku thuhet se drejtësia është e korruptuar dhe e kontrolluar, ku sistemi i sigurisë nuk është i përmbyllur, dhe ku njerëzit përballë e kanë shkelur kushtetutën dhe duhet të shkojnë, është dëmtim çfardo kauze!?

Unë besoj se vetizolimi i përfaqësuesve të kësaj kauze është dëmtim i kauzës e jo takimet ballpërballë.

Kauza e drejt e Opozitës duhet të depërtojë edhe në disa qarqe të tjera, kryesisht ndërkombëtare, të cilat nuk jam shumë i sigurt, që e kanë kuptuar krejt kompleksitetin e krizës institucionale e politike në Kosovë.

Haradinaj sot në këtë tryezë, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e SHBA-së dhe të BE-së, bëri një ofertë për një marrëveshje politike për të dalë vendi nga kriza. Dhe tashmë kjo ofertë është e formësuar dhe mund të përmblidhet në një fjali:” Të shpërdahet parlamenti, të shpallen zgjedhjet e parakohshme dhe presidenti të zgjedhet me votë popullore”!

Ai sot e bëri një gjest të politikanit të përgjegjshëm për vendin e tij.

Se mos është hera e parë!