Nishani dekreton 4 ambasadorë të rinj, mes tyre edhe vajza e Ismail Kadares

Kreu i shtetit Bujar Nishani ka dekretuar sot  4 ambasadorë të rinj, mes tyre edhe vajzën e shkrimtarit Ismail Kadare.

Lajme

06/05/2016 16:09

Besiana Kadare do tw jetw ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezidente, si dhe në Republikën e Kubës, jorezidente.

Ambasadorët e rinj janë:

Gjergj Teneqexhiu, ambasador në Japoni, rezident.

Qirjako Qirko, ambasador në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, rezident, si dhe në Republikën e Irlandës, jorezident.

Venera Domi, ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezidente.

Besiana Kadare, ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezidente, si dhe në Republikën e Kubës, jorezidente.