Nis protesta në Shkup

Ka filluar protesta para Prokurorisë Speciale të Maqedonisë e organizuar nga Iniciativa “Protestoj”.

Lajme

25/04/2016 18:59

Protestat vijnë pas vendimit të presidentit maqedonas Gjorge Ivanov për të falur politikanë ndaj të cilëve është nisur procedurë gjyqësore.

Tradicionalisht, protestat fillojnë para Prokurorisë Speciale, për të shprehur mbështetjen për punën e sajë. Pritjet janë që protestat të jenë më radikale, pas arrestimit të disa prej drejtuesve të protestave.

Protestuesit përpos tërheqjes së vendimit për falje të Ivanovit kërkojnë edhe shtyrjen e zgjedhjeve që janë caktuar për më 5 qershor, ngase, siç thonë ata nuk janë plotësuar kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike. Protestuesit pritet që sot të shkojnë para Gjykatës Kushtetuese.