Nis promovimi i shpargut të prodhuar në Kosovë

Shpargu është një kulturë e re bujqësore e cila kurrë më parë nuk është kultivuar në Kosovë. Ky do të jetë evenimenti promocional vjetor i tretë me radhë, i cili u mundëson fermerëve-prodhuesve lokal dhe qendrës së grumbullimit të ekspozojnë dhe shesin të korrat e tyre të bollshme të shpargut të freskët, të mbledhur me dorë.

Lajme

05/05/2016 08:25

Kjo ngjarje gjithashtu shfrytëzohet edhe si një mundësi për të informuar njerëzit lidhur me vlerat që përmban kjo delikatesë. Sipas një njoftimi të USAID-it, me këtë rast, drejtori i misionit të USAID-it, Xhejsm Houp, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, do t’u bashkëngjitet fermerëve me rastin e ditëve të promovimit të shpargut.

USAID-i, fillimisht përmes programit Mundësitë e Reja në Bujqësi (NOA) dhe më rishtazi përmes Zhvillimit Bujqësor dhe Mundësive Rurale (AGRO), nisi prodhimin e shpargut, i cili kultivohet në një sipërfaqe të gjithmbarshmeprej 10.6 hektarësh në regjione të ndryshme të Kosovës.