Nikoliq i quan nacionalistë të gjithë kroatët

Kryetari Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë se është e pamundshme që Kroacia ta pengojë Serbinë, që sipas tij, shteti i tij i ka plotësuar të gjitha kushtet për BE.

Lajme

28/06/2016 17:23

Ai ka shtuar se “për fat të mirë” Bashkimi Evropian ka shtete në të cilat ekziston arsyeja, transmeton lajmi.net.

“Çfarë do që ne do të bëjmë, e që i kemi bërë, Kroacia me disa proteza, gjithmonë ka pritur kur do t’i vije dita që të ndikojë në fatin e Serbisë. Është e papranueshme që një shtet ta pengojë një tjetër që të mos hyjë në BE, edhe nëse i ka plotësuar të gjitha kushtet”, ka thënë Nikoliq para gazetarëve në Krushevc.

Ai ka thënë se në Kroaci, pothuajse e gjithë skena politike ka pikëpamje nacionaliste, kur është fjala për Serbinë./lajmi.net