Nikoliq: Për pavarësinë e Kosovës duhet të pyeten qytetarët

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë se shumë shpesh ka kërkuar nga përfaqësues të Bashkimit Evropian (BE) që t’ia sqarojnë nëse Serbia do të duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës në fund të procesit të anëtarësimit.

Lajme

20/04/2016 16:40

Ai ka thënë se do të ishte mirë që një kërkesë e tillë, ta publikojnë menjëherë, për të pasur mundësi të pyetet gatishmëria e qytetarëve.

Me këtë, Nikoliq, ka lënë të kuptohet se çështja e njohjes së Kosovës, do të mund të futej në një referendum për qytetarët në Serbi, transmeton lajmi.net.

Nikoliq, për mediat greke, ka përsëritur mendimin se Serbia nuk do ta njihte asnjëherë pavarësinë e Kosovës, edhe nëse i kushton me çmimin e anëtarësimit në BE./lajmi.net