Nikoliq: Kemi nevojë për BE-në, jo për NATO-n

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq, ka thënë se edhe pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian nuk do të ndryshojë, porse në aspektin ushtarak, ai ka thënë se është e rëndësishme që të vazhdohet me neutralitet.

Lajme

24/04/2016 12:39

“Unë besoj se nuk do të ketë ndryshime pas këtyre zgjedhjeve, por edhe nëse ka ndryshime në kuptimin e ndryshimit të partive në pushtet ajo nuk do të sjellë një filozofi dhe një tjetër formë të të menduarit”, ka thënë Nikoliq, njofton Vecernje Novosti.

“Serbia duhet të bëhet anëtare e BE-së, dhe ne e duam këtë. Por Serbia nuk ka nevojë për anëtarësimi në NATO, ashtu siç NATO në Serbi nuk është e nevojshme”.

Presidenti serb theksoi se vendi ka nevojë për bashkëpunim me vendet e tjera dhe për këtë arsye insiston shumë në neutralitetin e tij./express