Nikola Gruevski nesër në Tiranë

Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, ka konfirmuar se do të shkojë në Samitin e Kryeministrave që do të mbahet të nesër në Tiranë.

Lajme

26/05/2015 23:40

Pjesëmarrja e tij ishte vënë në pikëpyetje pas ngjarjeve të fillimit të majit në Kumanovë, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit në mes të policisë maqedonase dhe një grupi të armatosur mbetën të vrarë nëntë shqiptar nga Kosova.

Në këtë samit do të marrë pjesë edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuciq, raporton Klan Kosova.

Por, në Tiranë nuk do të jetë kryeministri grek, Alexis Tspiras, i cili ka refuzuar ftesën e Edi Ramës. (lajmi.net)