‘Nihan’ dhe burri i saj bashkë në një serial?

Neslihan Atagül dhe Kadir Doğulu janë dy prej aktorëve më të kërkuar dhe të dashur në Turqi, por jo vetëm.

ShowBiz

09/11/2017 11:56

Të njohur edhe në vendin tonë në rolet e Nerimanit dhe Maxhitit në telenovelën, ‘’Mes dy dashurish”,çifti simpatik i aktorëve do të përjetonte një prej historive më të bukura të dashurisë që lindi pikërisht në sheshxhirimet e kësaj telenovele.

Ndërsa kanë kaluar ca kohë nga hera e fundit që të dy kanë qenë pjesë e të njëjtit kast, çifti i bashkëshortëve duket të mos ketë harruar eksperiencën e bukur që kanë përjetuar duke luajtur në krah të njëri-tjetrit. Sipas të përditshmes ‘’Haber turk” Neslihan ka pohuar që është në pritje të një ftese të përbashkët.

“Nëse më vjen një ofertë për të luajtur në të njëjtin serial me bashkëshortin tim e pranoj me kënaqësi”. Si pasojë e ngarkesës së madhe në punë nuk po kalojmë shumë kohë bashkë. Të të marrë malli për dikë që dashurin është një ndjenjë shumë e bukur, por edhe shumë e vështirë.”

 

Në fund ajo i’u përgjigj edhe pyetjeve rreth planeve për fëmijë, duke theksuar se të dy dëshironin shumë të bëheshin prindër, por po prisnin kohën e duhur.