Nicki Minaj pa reçipeta në coverin e albumit të ri

Nicki Minaj ka shfaqur format bombastike për coverin e albumit të ri “Queen”.

ShowBiz

08/06/2018 23:59

Këngëtarja po përgatit albumin e saj të katërt dhe duket madhështore ashtu sikurse titulli që i ka vendosur atij, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Bukuroshja 25 vjeçare kohët e fundit kishte ‘ngacmuar’ fansat e saj me pretendimin se është në lidhje me reperin Eminem, por sipas TMZ ishte vetëm shaka.

Nicki Minaj ka lansuar coverin e albumit të saj të ri “Queens” dhe duket tejet provokuese, saqë vetëm me rruaza mbulonte thithkat, ndërsa kishte veshur një palë të brendshme njësoj të dekoruara me gurë, teksa pozoi sipër një dege peme.

Ajo nuk njihet për karakterin e turpshëm, andaj nuk e ka të vështirë të shfaqet e ‘nxehtë’ dhe e ekzagjeruar.

Ky album vije pas atij me titull “Pinkprint”, të lansuar gjatë vitit 2014. /Lajmi.net/