Ngjyrat më në trend për thonjtë këtë sezon vjeshte (Foto)

Kur fillojmë të mendojmë për trendet e bukurisë dhe risitë për sezonin e vjeshtës, njëra ndër gjërat e para që gjithmonë na bie në mend, janë ngjyrat për thonj.

Lifestyle

11/09/2016 04:38

Sot vjeshta është stina e vitit në të cilën vlen të theksohet se rregulli mund të vendoset me shprehjen sa më e errët ngjyra, aq më mirë.

Ja nuancat më të mira për thonj gjatë kësaj vjeshte.

Nuancat e buta metalike A e dini se cila nuancë do të shkonte më së miri me çantën tuaj të preferuar të vjeshtës? Ngjyra metalike.

E gjelbra e errët  E gjelbra e errët është njëra nga nuancat e rralla që karakterizojnë periudhën kalimtare edhe pse është një ngjyrë tipike vjeshtore.

Bluja e errët  Bluja e errët ju duket paksa e tepërt gjatë vjeshtës? Provoni diçka me tone më të errëta.

E kuqja e errët Manikyri i kuq për thonj është “in” gjatë tërë vitit, por një nuancë më e errët e së kuqes-gështenjës, thjesht është e bërë tamam për vjeshtën.

E zeza me xixa Për të gjitha adhurueset e xixave, nuanca e errët me xixa nuk do të duket as tepër fëmijërore, e as tepër e errët./noa