Ngacmoi seksualisht vajzat e tij, 4 vjet burg babait: Isha i dehur, s’mbaj mend

Një 43­ vjeçar është shpallur fajtor për “ngacmim seksual” dhe “dhunë në familje” dhe është dënuar me katër vite burg.

Lajme

25/05/2016 10:11

P.B., akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzat e tij Xh.B. 19 vjeçe dhe M.B., 17 vjeçe.

Përveç kësaj, ai akuzohet edhe për dhunë fizike nga bashkëshortja e tij. Ngjarja ndodhi në gusht të vitit 2015 në zonën e “21 dhjetorit” në Tiranë.

Vajzat deklaruan në Polici, se herë pas here babai i tyre shkonte I dehur në shtëpi dhe i dhunonte ato. Madje, vajzat kanë shtuar se 42­vjeçari kur ishte i dehur përfitonte që të futej në dhomën e tyre dhe i prekte ato në pjesët intime.

Ngjarja

Kallëzimi u bë pranë Komisariatit numër 2 në kryeqytet nga bashkëshortja e 43­vjeçarit, A.B., 38 vjeçe, e cila ka sqaruar se prej kohësh bashkëshorti e dhunonte atë dhe vajzat e saj, konkretisht 19­ vjeçaren Xh.B. dhe 17­vjeçaren M.B.

Vajzat kanë deklaruar në polici, se herë pas here babai i tyre shkonte I dehur në shtëpi dhe i dhunonte ato. Madje, vajzat kanë shtuar se 43­ vjeçari kur ishte i dehur përfitonte që të futej në dhomën e tyre dhe I prekte ato në pjesët intime.

Pas kësaj, policia ka vënë në pranga rreth orës 02:30 të mëngjesit të së premtes babain dhunues. Për këtë ngjarje, policia ka sjellë edhe njoftimin zyrtar.

“Më datë 14.08.2015, rreth orës 02:30, u bë arrestimi në flagrancë I P.B., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më date 13.08.2015, rreth orës 16:00, në banesë, ka dhunuar fizikisht dhen psikologjikisht bashkëshorten dhe vajzat e tij, A.B. 37 vjeçe, Xh.B. 18 vjeçe dhe M.B. 16 vjeçe, të cilave iu plotësua dhe urdhri i mbrojtjes”, sqaron policia në njoftimin e saj.

Pas arrestimit, uniformat blu kanë marrë në pyetje edhe 43­vjeçarin, I cili nuk ka pranuar që të ketë ngacmuar dy vajzat e tij. I pyetur për dhunën që ka ushtruar ndaj tyre dhe gruas së tij, 43­vjeçari P.B. ka shtuar se ka qenë i dehur dhe nuk mban mend ta ketë bërë një gjë të tillë.