Nga sot hapet pishina e Gërmisë

Pishina e Gërmisë, është një nga hapësirat ku banorët  e kryeqytetit kalojnë kohën gjatën ditëve të nxehta të verës.

Lajme

26/06/2017 10:12

Pishina e vetme në kryeqytet nga sot fillon sezonin e ri veror 2017, transmeton Magazina.al

Këtë sezon hyrja për të rritur do të kushtojë 2 euro ndërsa për fëmijë 1 euro.

Në vitin e kaluar ajo ishte hapur pas disa punimeve që ishin bërë në të dhe tani thellësia e saj nuk kalon më tepër se 1.90 metra, për dallim prej viteve të kaluara ku thellësia ka qenë deri në 4 metra./Magazina.al/