Nga nisë java tjetër RTK 3 dhe RTK 4

Drejtori Gjeneral i RTK-së, Mentor Shala, ka njoftuar stafin e kompanisë se nga data 10 mars do të fillojnë punën edhe dy kanale të reja, RTK3 dhe RTK4.

Lajme

06/03/2014 10:25

Radio Televizioni i Kosovës bëhet edhe me dy kanale të tjera.

Nga e hëna do të nisin transmetimin RTK 3 dhe RTK 4, njofton drejtori i përgjithshëm i RTK’së, Mentor Shala.

“Dëshirojë t’ju njoftojë se me datë 10.03.2014, ditë e hënë, Radio Televizioni i Kosovës, fillon edhe me dy kanale të reja: RTK3 dhe RTK4. Dëshirojë t’ju falenderohem dhe t’ju përgëzojë për punën e madhe që e keni bërë për fillimin e këtyre dy kanaleve. Radio Televizioni i Kosovës me këtë hap po tregon se është i pakonkurencë në tregun medial transmetues në Republikën e Kosovës”, ka thënë përmes një letre drejtuar punëtorëve Drejtori Shala.

Hapjes së kanalit të tretë dhe të katërt, i parapriu heqja e kasetave dhe montazhave të vjetra, kalimi në sistemin e ri digjital etj,projekt që ka kthyer RTK në avangardë të zhvillimeve teknologjike në fushën e televizioneve.

Hapja e këtyre dy kanaleve vjen pak kohë pasi kompania hapi RTK2, një kanal i dedikuar kryesisht për serbët dhe minoritet tjera.