Nga gëzimi për ushtrinë kosovare, Leonora Jakupi e bën këtë gjë

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar në lexim të parë tri projektligje për FSK-në, projektligje këto që i hapin rrugë formimit të ushtrisë së Kosovës.

ShowBiz

18/10/2018 22:59

E për këtë janë gëzuar edhe fytyrat e njohura publike të cilat kanë reaguar në rrjete sociale, shkruan lajmi.net

Këngëtarja nga Drenica, Leonora Jakupi ka publikuar një fotografi të Ushtrisë së Kosovës e që mesa duket se ky lajm është tejet i mirë edhe për të.

Vlen të ceket se 101 deputetë të Kuvendit të Kosovës sot votuan pro tre projektligjeve për transformimin e FSK-së dhe ishin vetëm deputetët e Listës Serbe ata që u larguan nga salla e Kuvendit në momentin kur u hodhën në votim këto projektligje. /Lajmi.net/