Neymar e njoron keq Barcelonën

Neymar është shprehur i lumtur për largimin nga Barcelona.

Sport

14/08/2017 09:12

Braziliani thotë që është “ngjallur” pas transferimit te Paris Saint Germain.

“Njerëzit mendojnë se kur largoheni nga Barcelona është si të vdisni, por jo, kjo është e kundërta. Jam më gjallë se kurrë”, deklaroi Neymar, përcjellë “Lajmi.net”.

“Më ka ndryshuar vetëm shteti, qyteti dhe skuadra. Unë jam shumë i lumtur këtu”, shtoi braziliani.

Ai debutoi me gol dhe asistim mbrëmë. /Lajmi.net/