“Nexus Radio” për Era Istrefin: Zëri i saj mund t’i bëjë konkurrencë Rihannës

Ajo është krahasuar me disa nga yjet më të shquar të pop-muzikës amerikane.

ShowBiz

07/12/2018 21:54

Zëri i saj në këngë mund t’i bëjë konkurrencë edhe Rihannës dhe ajo shpesh herë ngatërrohet me Bella Thorne, kështu nis artikulli i kushtuar Era Istrefit nga intervista e saj dhënë për radion “Nexus”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi në vitin 2016 me hitin “BonBon” grumbulloi rreth gjysmë miliardë shikime në YouTube dhe është e gatshme të kthehet sërish në qendër të vëmendjes.

Era Istrefi ka dhënë një intervistë për “Nexus” për të biseduar rreth përvojës së saj në Amsterdam dhe më shumë.

“Po kaloj shumë mirë këtu në Amsterdam. Më pëlqen të vij këtu. Unë udhëtoj këtu shumë shpesh, është shumë afër vendit tim”, tha Era.

Era rrëfeu se aktualisht po punon  për këngë të reja dhe albumin e saj të ri dhe përshkroi përvojën simbolike të përzgjedhjes si këngëtare për këngën zyrtare të “FIFA-s” në hapjen e Kupës Botërore 2018.

“Ishte e çmendur. Ishte epike. Pra diçka e madhe! Ishte e shokuar kur e kuptova se unë do të jem ajo që do të këndojë dhe do të interpetojë këngën për Kupën Botërore 2018 me Will Smith dhe Nicky Jam. Kënga ishte e mrekullueshme dhe unë isha kaq e lumtur dhe mirënjohëse që e bëja këtë. Përvoja ishte e pabesueshme” shtoi Era.

Era gjithashtu u përgjigj edhe në pyetjet se kë do ta merrte në Mars dhe çfarë profesioni tjetër do të zgjedhte nëse ajo nuk do të bëhej artiste e suksesshme.

“Unë ndoshta do të isha psikologe, sepse e kam pasion të madh psikologjinë edhe pse nuk e shoh (pjesën). Nuk e jap atë përshtypje, por me ndershmëri, unë jam e fascinuar nga mënyra se si funksionon mendja njerëzore”, tha Era.

Era gjithashtu tregoi se cila aktore mendon se do të luante rolin e saj më së miri në një film dhe format e tjera të saj të artit, përveç muzikës. /Lajmi.net/