Neveritëse: I hedh ujë makaronave për t`i zier, tmerrohet gruaja nga Mitrovica /FOTO

Një grua nga Mitrovica është tmerruar kur ka hedhur ujë në tenxheren me makaronat e blera në njërin nga supermarketet me zë në këtë qytet.

Lajme

14/01/2018 12:46

Ajo ka treguar për “Indeksonline” se pasi ka hedhur ujin, janë shfaqur disa insekte tejet të vogla dhe të zeza.

Gruaja është shprehur e habitur me faktin se ndonëse makaronat kishin afat, nga to dolën insektet.

Siç raporton gruaja, makaronat ishin blerë në njërin prej supermarketeve që kanë degët e tyre pothuajse në gjithë qytetet e Kosovës.

m_1515927834-1266607 mm_1515927834-947061