Nesër shpallen rezultatet e pranimit të studentëve në konvikte

Qendra e Studentëve e UP “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ka njoftuar se të premten më 21 shtator 2018 do të shpallë rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2018/2019.

Lajme

20/09/2018 20:52

“Konkursi ishte i hapur, nga data 04 deri 13 shtator 2018. Gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe për ushqim në mensë kanë aplikuar 7100 studentë.

Kapaciteti për banim në konvikte është rreth 4000 ndërsa për studentët e sektorit privat kapaciteti i shujtave për mensë është 1500”, thuhet në njoftim.

Afati për ankesa eventuale është me datat 24 dhe 25 shtator 2018. Paraqitja e ankesave do të bëhet përmes sistemit online në adresat zyrtare në webfaqen qs.rks-gov.net dhe përmes profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Gjatë procesit të ankesave nuk pranohen dokumente shtesë. Shqyrtimi i ankesave do të bëhet nga Komisioni për ankesa.