Nesër në Maqedoni stuhi, rrëke shiu dhe erëra të fortë

Nga pasditja e sotme Maqedonia do të përfshihet nga reshje shiu, të cilat vende-vende do të jenë të rrëkeshme dhe me vetëtima të rralla.

Lajme

01/05/2016 20:57

Enti Hidrometeorologjik i Maqedonisë paralajmëron se reshjet do të intensifikohen gjatë pasdites së nesërme dhe gjatë natës nga e hëna në të martë, kur në disa pjesë të vendit shiu do të jetë i rrëkeshëm i përcjellë me vetëtima dhe erë të fortë, në disa vende në formë stuhie. Pritet që të bie shi deri në 50 litra në metër katror.

Në ditët në vijim do të vazhdojë moti i ndryshueshëm i vranët dhe më i freskët, me shi të kohëpaskohshëm lokal, por me intensitet më të vogël. Temperaturat do të sillen prej 10 deri 20 gradë Celsius.