Nëse Izraeli shuhet do të na marrë me vete: Plani sekret për shkatërrimin e botës (Video)

“Opsioni Samson” është një term që përdoret për të përshkruar strategjinë e ashtuquajtur frikësuese të hakmarrjes masive të Izraelit me armë bërthamore si një "mjet të fundit" kundër kombeve, sulmet ushtarake të të cilave kërcënojnë ekzistencën e tij. 

Bota

21/09/2014 22:47

Armët bërthamore nga shteti hebre shihen si garant i fundit për sigurinë e tij. 

Izraeli, nëse do t’i vihej në pikëpyetje ekzistenca e tij, do të mund të përgjigjej me një hakmarrje bërthamore që do t’i zhdukte shtetet kundërshtare.

Megjithatë, ka shqetësime se ky është një plan i cili do t’i jepte fund botës. 

Nuk është sekret se të gjitha vendet dhe kombet që e rrethojnë Izraelin duan ta shkatërrojnë atë. Në fund të fundit, hebrejtë janë përballur disa herë me koalicionet arabe, dhe Presidenti egjiptian Naser e ka argumentuar këtë kur ka thënë se “hebrenjtë do t’i mbysim në Detin Mesdhe” .

Prandaj, përsëri, nuk duhet të jetë e habitshme as një plan i fundit i mbrojtjes së shtetit izraelit , i cili do të aktivizohet në rast se një force pushtuese do të pretendonte shkatërrimin e këtij shteti. 

Politikologët vlerësojnë se për herë të parë në histori, një popull që i ishte nënshtruar shfarosjes ka arritur të ketë fuqinë për të shkatërruar botën. 

Izraeli ka thënë gjithnjë se ai asnjëherë nuk do ta përdorë i pari armatimin bërthamor në Lindjen e Mesme dhe gjithashtu ka premtuar se nuk do ta testojë armatimin nuklear.

Madje edhe përkundër arsenalit shumë të madh bërthamor, ai është munduar ta mbajë armatimin e tij bërthamor larg syrit të opinionit arab, me qëllim që të mos i nxisë fqinjët e tij për të ndërtuar edhe ata armët e tyre bërthamore.

Shpeshherë udhëheqësit hebrenj kanë rekomanduar përdorimin e kërcënimit të Opsionit të Samsonit kundër armikut bërthamor dhe jo-bërthamor.

Ata madje kohë pas kohe kanë kërcënuar se do të mund t’i përdornin armët bërthamore, jo vetëm kundër arabëve por edhe kundër evropianëve dhe popujve të tjerë të botës. 

Minachen Begin, kryeministër hebre në vitin 1977, duke iu referuar Opsionit Samson ka thënë se “Izraeli mund ta vizatojë përsëri hartën politike të Lindjes së Mesme”.

Ariel Sharon ka thënë: “Ne jemi shumë më të rëndësishëm sesa mendimi (i amerikanëve). Ne mund ta marrim Lindjen e Mesme me vete kurdo që të shkojmë (të shuhemi)”.

Një “zyrtar izraelit” me “njohje të dorës së parë të programit të armëve nukleare të qeverisë së tij” i tha Sejmor Hershit për mospërkrahjen e Izraelit nga ShBA në luftën e tij me Egjiptin në vitin 1956: “Ju amerikanët na e përdrodhët neve, ne ende mund të kujtojmë erën e Aushvicit dhe Treblinka-s. Herën tjetër ne do t’iu marrim të gjithëve ju me vete”.

Martin Van Creveld, një profesor i historisë ushtarake në Universitetin Hebraik në Jerusalem ka deklaruar: “Ne zotërojmë disa qindra mbushje dhe raketa atomike dhe mund t’i lëshojmë ato në shenjë, në të gjitha drejtimet, ndoshta madje në Romë. Pjesa më e madhe e kryeqyteteve evropiane janë në shënjestër të forcës sonë ajrore”.

Gjeneral hebre Moshe Dajan ka thënë: “Izraeli mund të jetë si një qen i tërbuar, tepër i rrezikshëm për të shqetësuar…Ne jemi në gjendje që ta shkatërrojmë botën bashkë me ne. Dhe unë mund t’iu siguroj ju se kjo do të ndodhë përpara se Izraeli të shuhet”, transmeton lajmi.net.

Izraeli, i alarmuar nga mundësia e pushtimit nga ana e Egjiptit në luftën e vitit 1973, kishte kërcënuar me përdorimin e armëve bërthamore kundër tij për të inkurajuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për furnizimin me armë dhe për të dekurajuar Bashkimin Sovjetik për të ndërhyrë.

Sot vlerësohet se Izraeli ka armë bërthamore, madje deri në 400 bomba atomike dhe hidrogjenike.

Këto mund t’i nisë nga toka, deti dhe ajri. Kjo i jep Izraelit një mundësi të goditjes së dytë edhe në qoftë se pjesa më e madhe e vendit do të ishte e shkatërruar.

Izraeli konsideron se arsenali i tij ushtarak nuklear është faktor strategjik për frikësimin e shteteve të tjera kundër shkatërrimit të tij si shtet.

Ky armatim dhe mbështetja e pa rezervë e amerikanëve dhe e një pjese të shteteve perëndimore ndaj tij ka bërë që Izraeli të ndikojë në perceptimet, strategjitë dhe veprimet e qeverive arabe. (lajmi.net)