Nëse bëni seks në këtë pozë, do të keni binjakë!

Shumica e çifteve do të dëshironin të kishin binjakë, por nuk kanë sukses. Megjithatë, ekzistojnë mënyra të cilat mund të ndihmojnë që kjo dëshirë të bëhet realitet.

Lifestyle

17/09/2018 22:30

Janë të shumtë ata që mendojnë se për të pasur binjakë ka rëndësi gjenetika, mirëpo në kohë të fundit gjithnjë e më shpesh mund të dëgjohet që kjo bëhet me seks të saktë.

Me këtë nënkuptohen saktësisht poza të caktuara seksi, transmeton Telegrafi.

Është e njohur që femrat të cilat shkojnë për shtatzëni artificiale kanë shanse më të mëdha që të lindin binjakë se sa ato të cilat mbeten shtatzënë në mënyrë natyrale.

Megjithatë, shumica e femrave do të dëshironin të kishin binjakë dhe që fëmijët të rriten njëkohësisht.

Disa madje konsiderojnë që kjo është variant i lehtë, sepse arrijnë të lindin binjakë me vetëm një shtatzëni.

Cilado të jetë arsyeja e dëshirës suaj për binjakë, ekziston mundësia që të shtoni shanset që të lindni binjakë.

Këto janë disa poza seksi të cilat mund t’ju ndihmojnë:

‘Doggy style’
Në këtë pozë femra qëndron në gjunjë derisa mashkulli pas saj. Me rastin e doggy style-it gjatë ditëve të frytshme, është mundësia më e madhe që të ngjizen më shumë qeliza, sepse mitra është në pozitë të përkulur.

Poza në këmbë
Kjo pozë seksi mundëson penetrim të thellë, andaj sasia e spermës mund të arrijë në kohë deri te qelizat e frytshme vezore.

Poza misionare
Kjo pozë është e njohur si më e mira për të mbetur shtatzënë. Megjithatë, nëse femra me rastin e kësaj poze ngre pjesën e komblikut me ndihmën e jastëkëve apo në ndonjë mënyrë të ngjashme, ekziston shansi më i madh që spermatozoidet më shpejt të arrijnë në cak.