Nënshkruhet marrëveshja në Ukrainë

Është nënshkruar një marrëveshje për ndalimin e krizës politike në Ukrainë. Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Presidenti dhe lideri i Opozitës në Ukrainë me ndërmjetësim të BE’së.

Bota

21/02/2014 15:57

Presidenti i Ukrainës dhe lideri i opozitës kanë rënë dakord për të arritur një marrëveshje e cila do t’i jepte fund krizës politike në vend dhe përleshjeve të përgjakshme.

Garantues i kësaj marrëveshje në mes të pushtetit dhe opozitës ishin edhe përfaqësues të Bashkimit Europian.

“Është një kompromis i mirë për Ukrainë. Krijon shans për paqe. Hapë rrugë për reforma dhe drejtë Europë”, ka thënë Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski në një postim në Twitter.

Kjo marrëveshje i ofron 48 orë Qeverisë që të rivendosë versionin e më hershëm të kushtetutës së vendit e cila limiton fuqinë e presidentit. Gjithashtu kërkon reforma tjera kushtetuese që duhet të përfundojnë deri në shtator, në përputhje me draftin e postuar në web-faqen e Zyrës së Ministrtit të Jashtëm Gjerman.