Nëna kërkon 3 vajzat, jetimorja e Shkodrës ia mban peng  (Video)

Pasi ka dëgjuar historitë e tmerrshme që ndodhnin në Jetimoren e Shkodrës, Natasha Bajrami, nëna e 12 fëmijëve, kërkon të marrë tri vajzat e saj.

Lajme

25/05/2016 11:55

“Dua t’i marr në shtëpi tre vajzat e mia, nuk i lë më asnjë ditë këtu”, shprehet ajo, duke akuzuar për Ministrinë e Mirëqenies Sociale.

“I solla vajzat këtu, pasi kjo ministri më premtoi strehim, por nuk më tha kurrë shtëpi”, shprehet ajo në një interivstë për një televizion lokal të Shkodrës.

“Më mirë të jetojnë në barake sesa të torturohen atje (Jetimore).

Vajzat e saj 7, 11 dhe 12 vjeçe i kërkojnë nënës së saj që t’i marrë nga shtëpia e fëmijës.

“Edhe bukë thatë të hamë vetëm na merr më thonë”, tregoi nëna për televizionin Star Plus, por drejtori i Jetimores nuk e lejon.