Në Tetovë gjendet kanabis në një arë të mbjellë me patate

Policia e Tetovës dje rreth orës 14:00 në një arë të mbjellë me patate, në vendin pranë rrugës lokale në Trebosh, afër kanalit për ujitje, ka zbuluar rreth 150 deri në 200 rrënjë të bimëve të panjohura, që supozohet të jetë kanabis sativa, që variojnë në madhësi nga 40 deri në 170 centimetra, njoftoi SPB-Tetovë.

Lajme

23/06/2016 14:25

Është bërë inspektimi, fusha dhe rrënjët e gjetura janë foto-dokumentuar dhe do të dhe merren për ekspertizë.

Vendi prej dje është siguruar në mënyrë adekuate dhe do të ndërmerren masa dhe aktivitete për të zbukuar se kush është pronari ose pronarët e fushës dhe nëse ajo është pemë e egër apo e mbjellë. Nëse vërtetohet se rrënjët janë mbjellë apo kultivuar, do të ngrihet një padi përkatëse, thuhet në komunikatën e policisë së Tetovës.