Në Skorobishtë boshnjaku thotë se iu vodhën dru në 40 ari sipërfaqe

Në fshatin Skorobishtë të Prizrenit, një boshnjak raportoi në Policinë e Kosovës se iu vodhën dru në 40 ari sipërfaqe.

Lajme

31/08/2016 09:17

Policia e ka cilësuar këtë ngjarje si “Vjedhje e pyllit” dhe thotë se është duke hetuar rastin, transmeton lajmi.net

“Fsh. Skorobishtë, Prizren, 30.08.2016-NN. Ankuesi mashkull K/Boshnjak ka raportuar se, persona të panjohur i kanë vjedhur rreth 40 ari sipërfaqe me dru. Njësitet përkatëse policore kanë dal në vend ngjarje dhe janë duke hetuar rastin”.