Në Sierra Leone 4 raste me Ebola

Shefi i virusit Ebola në Sierra Leone thotë se janë në vend janë vetën 4 raste me këtë virus dhe shpreson që rastet të bien në zero sa më shpejt që të jetë e mundur.

Bota

06/08/2015 23:06

Shefi i Qendrës Kombëtare për Përgjigje ndaj Emergjencave, Alfred Palo Conteh ka thënë sot se dy nga katër rastet, pas trajtimit kanë dalë negative dhe një pacient nga qarku Tonkolili është dërguar për trajtim.

Sierra Leone ka futur në karantinë 500 njerëz vetëm nga ky qark, pasi një njeri vdiq nga virusi ebola javën e kaluar.

Kjo zonë nuk ka parë vdekje nga ky virus qe disa muaj.

Palo Conteh thotë “se fundi i virusit është afër”.

Ai tha se 92 njerëz, të cilët po mbikëqyren, vazhdojnë të jenë në rrezik të madh nga infektimi me virusin vdekjeprurës ebola.